Meridian Ramçaj me t’u futur në shtëpinë e Big Brother VIP si cak zgjodhi Donaldin për ta sulmuar, e pikërisht në pikën e tij të dobët, Bora Zemanin.
Meridiani qysh në ditët e para i tha Donaldit se jashtë identifikohesh si Donaldi i Borës dhe kjo gjë nuk i pëlqeu aktorit nga Vlora ku dhe aty mori kthesën dhe u afrua më shumë me Trixën, gjë e cila bëri që rrjeti të shpërthejë kundër Meridianit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Mirëpo, me t’u larguar nga Big Brother VIP javën e kaluar, Meridiani në studio tha të kundërtën e asaj që kishte thënë brenda BBV-së, duke thënë se ai do ndjehet krenar nëse do i thonin se njihet si Meridiani i Marsit (të dashurës së tij).
Këto deklarata i ka publikuar Romeo i cili ka bërë edhe një shkrim ku e quan qofte Meridianin.
“Nuk bëhet m… petull o Meridian. Meqenëse ky qofja ka nevojë për pak emër, atëherë të gjithë bëni #hashtag”, ka shkruar Romeo, derisa në anën tjetër Meridiani i është përgjigjur duke treguar se aktori e ka telefonuar.
“Zogu më mori në telefon para dy orësh, për garip a për ça.. takohemi tha… ok e pranova me qytetari, tani shoh këtë video! Vazhdo me shokët e tu vlla dhe publikisht mos guxo ti biesh në numrit tim. Këtu ndryshon qytetaria me provincialin dhe pjekuria në adoleshencë”, ka shkruar Meridiani.