“N’udhëkryq”, filmi i realizuar nga Klubi Medial i SHFMU “Emin Duraku”

0
482

Nxënësit e SHFMU “Emin Duraku” kanë shfaqur talentin dhe aftësitë e tyre artistike edhe në film.

“N’udhëkryq” është filmi i metrazhit të shkurtër i cili është xhiruar nga nxënësit e kësaj shkolle, të cilët janë pjesë e Klubit Medial.

Filmi është pjesë e projektit “KIST” të përkrahur nga ambasada holandeze, KEC dhe DokuFest.

Fëllanza Kirajtani, koordinatore e cilësisë dhe Samire Sallauka, mësimdhënëse e Gjuhës Shqipe, janë kujdesur deri në detale që filmi të realizohet sipas projektit ideor të punuar nga Klubi Medial i SHFMU “Emin Duraku”

“FILMI “N’UDHËKRYQ” PERGATITUR NGA NXËNËSIT E SHFMU ” EMIN DURAKU” NGA PRIZRENI
Filmi “N’udhëkryq” i xhiruar nga nxënësit të Klubit Medial nga SHFMU ” Emin Duraku” në Prizren
I përkrahur nga ana e Ambasadës Holandeze, KEC dhe Dokufest sot përfundoi Projekti njëvjeçar, KIST. Në këtë film punuan me një përkushtim të madh mësimdhënëset :
Fellanza Kirajtani – koordinatore e cilësisē dhe
Samire Sallauka – Mësimdhënëse e Gjuhës Shqipe.
Nxënësit e Klubit Medial të shkollës “Emin Duraku” arritën të shpalosin me anë të filmit edukativ aftësitë përfituese gjatë këtij projekti!
Ky film trajton temën me personazhin kryesor të Artan Gurit një nxënës i përgatitur dhe intelegjent, por ai bie pre e rrethit shoqëror ku jeton, përkundër kushteve shumë të mira ekonomike qe i posedon, ai lidhet ngusht me lojërat elektronike.
A i fshehë mungesat nga prindërit deri sa kujdestarja e klasës i kontakton edhe prindërit e Artanit dhe pas aktivizimit të Trekëndëshit Didaktik Mësimdhënës-Nxënës-Prind dhe drejtorisë së shkollës ai rikthehet fuqishëm si një nxënës i shkëlqyeshëm.
Filmi është mesazhi më i mirë për nxënësit dhe prindërit qe duhet të punojnë me fëmijët e tyre dhe jo ti përkrahin…..
Filmi i plotë i realizuar nga Klubi Medial:
Përmbyllja e Projektit ” KIST””, ka shkruar në profilin e tij në ‘facebook’, drejtori i SHMFU “Emin Duraku”, Rrahim Bekteshi, i cili ishte pjesë e filmit dhe mbështetës i parezervë deri në përfundimin e projektit./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here