“Normalizimi i marrëdhënieve me Kurtin i pamundur”, Vuçiq takohet përsëri me Listën Serbe

0
166

Drejtori i së ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, njoftoi se takimi i radhës me Listën Serbe, të cilët zyrtarët serbë po iu referohen si përfaqësues politik të serbëve në Kosovë, do të mbahet të enjten.

Petkoviq shtoi se në takim do të marrin pjesë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrja e atij vendi, Ana Brnabiq.

“Ne do të diskutojmë për konkluzionet politike që duhet të nxjerrim. Do të shohim se si do të veprojmë në periudhën e ardhshme, duke pasur parasysh se kur është fjala për takimin e kaluar, Aleksandar Vuçiq kishte konkluzionet e veta, por kur i dëgjoi serbët, kur e pa atë që kërkonin dhe që ishin shumë më të rrepta në disa kërkesa, Vuçiq hoqi dorë nga propozimet e tij, prandaj së bashku do të shohim se çfarë propozime dhe përfundime do të arrijmë, të kujdesemi që të mos rrezikojmë interesat tona, të ruajmë sigurinë e popullit tonë, të ruajmë paqen dhe përsëri nga ana tjetër, të shohim se çfarë mund të bëjmë në aspektin e normalizimit”, deklaroi Petkoviq, duke shtuar se normalizimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, është i pamundur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here