Reperi Noizy ka mohuar zërat se është në një lidhje me moderatoren Bora Zemani. I ftuar në emisionin ‘Why Not’, Noizy ka thënë se ata janë vetëm miq të mirë dhe asgjë tjetër.
“Premtoj që nuk kam asnjë gjë. Është thjesht një shoqe. Unë nuk e dija që ishte dhe ditëlindja e Borës pasi ishte dhe ditëlindja e shoqes së saj Elona Balaj, e cila ka kontaktuar motrën time dhe ma kërkoi që t’i shkoja tek ditëlindja. Kto kanë një këngë shumë të përzemërt. Borën e kam shoqe asnjë gjë me shumë” tha Noizy.