Reperi i njohur shqiptar, Rigels Rajku i njohur artistikisht si Noizy ka dalë së fundi me një njoftim për fansat.
Ai me anë të një postimi në Instagram, tregoi se do largohet për pak kohë nga rrjetet sociale, shkruan lajmi.net.
Për këtë Noizy tregoi edhe arsyen, ku sipas tij ai është duke punuar në albumin e ri të quajtur “Alpha”.
“Më duhet të rri një javë pa rrjete sociale për të mbaruar albumin Alpha”, ka thënë ai.
Rikujtojmë se në Gusht të këtij viti, reperi realizoi një koncert në mes të Tiranës të cilin e quajti “Alpha show”.