Njoftim me rëndësi: Shtetasit e Kosovës në Gjermani nuk do të regjistrohen më si shtetas serbë

0
50

Në një njoftim të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës që jetojnë në Gjermani, ambasadori i Kosovës në këtë shtet, Faruk Ajeti, ka bërë të ditur se procesi i regjistrimit të shtetasve të Kosovës si shtetas të Serbisë në Gjermani, i cili ka zgjatur për më shumë se 17 vjet, ka marrë fund.

Deri më tani, qindra mijëra qytetarë të Kosovës janë regjistruar në mënyrë automatike dhe të gabuar në komuna të ndryshme gjermane si shtetas të Serbisë, një çështje e cila ka shkaktuar shqetësime dhe pasiguri për shumë vite.

“Kam kënaqësinë e veçantë t’iu njoftoj se, si rezultat i punës dhe angazhimit tonë politik, ky problem i pazgjidhur dhe i trashëguar prej vitesh do të marrë fund. Nga sot e tutje, shtetasit e Kosovës në Gjermani nuk do të regjistrohen më si shtetas të Serbisë.”, ka thënë Faruk Ajeti, ambasadori i Kosovës në Gjermani.

Ky hap shënon një arritje të rëndësishme për qytetarët kosovarë në Gjermani, duke siguruar trajtim të drejtë dhe njohje të plotë të shtetësisë së Kosovës. Ambasada e Kosovës ka falënderuar qytetarët për durimin dhe mbështetjen e vazhdueshme gjatë gjithë këtij procesi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here