Njoftim me rëndësi nga ministria e Financave për familjet me asistencë sociale

0
289

Ministria e Financave Punës dhe Transfereve ka njoftuar familjet përfituese të asistencës sociale se që nga ky muaj (prill 2023) do të pranojnë mjetet e asistencës në llogaritë private bankare, bazuar në konfirmimet që kanë dorëzuar në Qendrat për Punë Sociale, raporton Gazeta Blic.

Sipas një njoftimi për media thuhet se përfituesit e asistencës sociale duhet të drejtohen tek zyret apo pikat e Bankave Komerciale, ku i kanë llogaritë e tyre, për të pranuar mjetet e asistencës. Deri më tani, asistenca sociale është shpërndarë përmes zyrave postare.

“Në rast se ndonjë familje nuk pranon mjetet financiare për asistencës sociale për muajin prill 2023, atëherë duhet të paraqiten sa më parë në Qendrën për Punë Sociale në komunën e tyre dhe të njoftojnë zyrtaret e ndihmave sociale. Përjashtimisht, përfituesit e Asistencës Sociale me statut të azilantit apo refugjatit do të vazhdojnë të pranojnë asistencën në Zyrat Postare”, thuhet në njoftim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here