Njësoj si qeveritë, do mblidhen edhe Kuvendet e Kosovës e të Shqipërisë (VIDEO)

0
194

Me transport të organizuar e përcjellje zyrtare një delegacion kosovar do marrë rrugë drejt Tiranës më 26 nëntor.

Por, ndryshe nga qeveria para dy vitesh, sivjet për herë të parë do të shkojnë deputetët për takim me kolegët e tyre shqiptarë.

Agjenda dy ditore nis më 27 nëntor për nder të 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, derisa dita e parë që do të ketë edhe program artistik e do të mbyllet me drekën zyrtare.

Pjesë e takimit do jetë edhe kryeministri Albin Kurti me disa ministra, por edhe mysafirë tjerë.

Për udhëtimin tashmë edhe deputetet janë njoftuar teksa një mbledhi mes kuvendesh mund të ndodh edhe në Kosovë gjatë shkurtit 2023, kur shënohet 15 vjetori i shtetësisë së Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here