Kevin Hill një 55-vjeçar ka treguar eksperiencën e tij, ku sipas tij u rikthye nga vdekja gjatë një ndërhyrje nga mjekët në spital.
Zemra e 55-vjeçarit ndaloi në spital ndërsa po trajtohej për alcifilaksi, një sëmundje serioze, e pazakontë në të cilën kalciumi grumbullohet në enët e vogla të gjakut të indeve yndyrore dhe të lëkurës.
Kevin, një shkrimtar nga Derby, Angli tha: Unë nuk po shikoja trupin tim nga poshtë, por isha i ndarë nga trupi im. Isha sikur të isha në sferën shpirtërore, isha i vetëdijshëm për atë që po ndodhte, por kisha aq shumë paqe. E dija që isha i gjakosur dhe që ishte serioze. Stafi hynte dhe dilte vazhdimisht për të ndaluar gjakderdhjen.
Kevin thotë se lëkura e tij e vdekur, e cila u shkaktua nga flluska, filloi të hante lëkurën e tij të gjallë, duke i shkaktuar atij dhimbje të vazhdueshme dhe torturuese. Përkundër të gjitha gjasave, ai u shërua plotësisht dhe u quajt “njeriu mrekulli” nga mjekët. Kevin tregonte si i shikonte mjekët duke u përpjekur ta shpëtonin atë nga mënjanë.
“E dija që kisha vdekur. Isha i ndarë nga trupi im. Pastaj thjesht shkova për të fjetur dhe u zgjova, i gjallë dhe gjakderdhja ishte ndalur. E dija se nuk ishte koha ime për të vdekur. Situata më ka bërë të rifokusoj prioritetet e mia. Kur dola nga spitali atmosfera ime familjare ndryshoi shumë, jam bërë me elastik”, është shprehur Kevin.
Në verën e vitit 2021, këmbët e Kevinit filluan të fryhen sepse po mblidhnion shumë ujë. Ai përfundoi në Spitalin Mbretëror Derby dhe qëndroi aty rreth 1 vit.
“Më dhanë ilaçe për të hequr qafe mbajtjen e ujit. Pasi kaloi gjithçka, më thanë se kisha humbur 65 kg peshë uji”, ka treguar Kevin.
Mbajtja e ujit u shkaktua nga valvula e zemrës së Kevinit që kishte dy pjesë në vend të tre. Kevin kishte një operacion të valvulës së zemrës në janar 2022.
Ai tha: Pas operacionit tim u diagnostikova me kalcifilaksi. Kjo është një gjendje e rrallë me të cilën diagnostikohet vetëm një në pesë persona.
Pasi u shërua plotësisht, Kevin tani është kthyer në shtëpi me gruan e tij Camille Hill, 52 vjeç.
“Jam në fazën e fundit të rikuperimit. Në këmbën time të djathtë, kam ende pak dhimbje, por jo si dhimbja e dikurshme që qaja me orë të tëra”, ka përfunduar Kevin.