Njeriu më i gjatë në botë/ 29-vjeçari duket se ka rrëmbyer titullin!

0
455

Një 29-vjeçar nga Gana e Afrikës duket se ka marrë titullin si njeriu më i gjatë në botë, duke i zënë vendin e 40-vjeçarit Sulltan Kösen, nga Turqia, 2,72 metra, dhe mban rekordin aktual të Guinness .

Një spital lokal në veri të Ganës i tha Sulemana Abdul Samed gjatë një prej kontrolleve të tij të fundit se ai kishte arritur lartësinë 2.89 metra.

Por klinika nuk kishte kushtet e duhura për ta matur sepse ai ishte edhe më i gjatë se shufra matëse, kështu që matja e tij është realizuar me një metër të thjeshtë.

“Nuk kam problem me mënyrën se si më krijoi Zoti”, tha 29-vjeçari.

Ai është më i gjatë se shumica e shtëpive në lagjen e tij ndërsa këpucët e tij janë bërë posaçërisht për të nga gomat e makinave të gozhduara.

“E kuptova se gjuha ime ishte zgjeruar në gojën time aq sa nuk mund të merrja frymë siç duhet”, tregon ai, ndërsa u zgjua një ditë dhe më pas kuptoi se çdo pjesë tjetër e trupit të tij kishte filluar të rritet.

Ai ka mbetur me një shpinë të lakuar anormalisht, sindroma Marfan, një çrregullim gjenetik që prek indet lidhëse të trupit. Kjo është një nga simptomat kryesore të gjendjes së tij, pasi ka gjithashtu komplikime serioze të gjendjes së tij, shkruan BBC.

Mjekët thonë se ai ka nevojë për një procedurë kirurgjikale në trurin e tij për të ndaluar rritjen, por sigurimi mjekësor i Ganës nuk mund ta realizojë dot këtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here