Një vjet nga Qeveria Kurti II

0
276

Sot është bërë një vit që nga koha kur në krye të Qeverisë së Kosovës erdhi Albin Kurti.

Albin Kurti me Lëvizjen Vetëvendosje më 22 mars të vitit 2021 arriti që të marrë 67 vota pro dhe 30 kundër.

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, nuk ishte lejuar që të merrte pjesë në zgjedhje për shkak se kishte probleme me ligjin, të cilat ia pamundësonin kandidimin.

Por Vetëvendosje mori mbi 50 përqind të votave nga qytetarët, duke ia mundësuar kështu që së bashku me votat e garantuara të deputetëve të pakicave të formojë Qeverinë Kurti II, transmeton lajmi.net.

Albin Kurti në vitin 2019 ishte zgjedhur kryeministër, por vetëm pas 50 ditësh në krye të Qeverisë, ai me një mocion mosbesimi është rrëzuar nga partneri i atëhershëm qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës.

Vetëvendosje arriti që të rikthehej në qeverisje duke e rritur numrin e deputetëve në 58, nga 29 sa kishte në 2019.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here