Një 23 vjeçare ka tentuar t’i jap fund jetës së saj, duke i prerë venat e trupit.
Rasti ka ndodhur në qendrën tregtare “Galeria”.
Këtë e kanë bërë të ditur burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës dhe kanë njoftuar se viktimës fillimisht i është dhënë ndihma mjekësore në vendin e ngjarjes e më pas është dërguar në këtë qendër për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Policia është njoftuar për rastin, një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacionet e para se si ka ndodhur ngjarja.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’ dhe kanë nisur hetimet që zbardhin motivet dhe rrethanat e rastit.
Gazeta Sinjali ka tentuar të marrë një deklaratë edhe nga qendra tregtare për të kuptuar nëse bëhet fjalë për ndonjë punëtore apo kliente, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.