Një vajzë në Prizren pranon tretman mejkësor pasi që ngacmohet seksualisht nga një mashkull

0
396
Foto: Ilustrim

Rastet e ngacmimeve seksuale kohëve të fundit në vendin tonë janë shpeshtuar, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportet e Policisë së Kosovës ku raste të tilla po raportohen pothuajse çdo ditë.

Një fenomen i tillë shkakton pasiguri në shoqëri e poashtu mbetet sfidë për institucionet e vendit.

Në bazë të asaj që njofton policia, pothuajse në të gjitha rastet viktimat e ngacmimeve seksuale janë femra.

Një rast i ngacmimit seksual është raportuar dje rreth orës 17:40 në Stacionin e Policisë në Prizren.

Policia e Prizrenit ka njoftuar se ka arrestuar një person nën dyshimin se i njejti ka ngacmuar seksualisht një femër.

Si pasojë e ngacmimit seksual viktima ka pranuar edhe tretman mjekësor.

Ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here