Skuadra e Interit arriti fitore minimale 0:1 ndaj Sparta Pragës në ndeshjen e parafundit të fazës tabelore në UEFA Champions League.
Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani zhvilloi një tjetër ndeshje nga minuta e parë me fanellën e klubit italian, shkruan Indeksonline
Pas ndeshjes, trajneri Inzaghi foli për lojtarin “kuqezi” dhe tha se ai po punon shumë edhe pse po kritikohet.
“Kristjan Asllani është shumë i kritikuar? Jam dakord. Asllani po bën gjëra të mëdha, është e qartë se ai e ka Calhanoglun përpara dhe ne të gjithë e njohim. Por ai po punon shumë mirë, është gjithmonë gati.
“Të gjithëve u ndodh të bëjnë gabime, i ndodh edhe Calhanoglu, por ai po përpiqet shumë, luajti një ndeshje të shkëlqyer kundër Empolit dhe sot do ta kisha lënë në fushë pa problem. Eshtë gjithmonë i qartë në zgjedhjet e tij.
“Gjithmonë i përqendruar, ka besimin më të madh tek unë dhe klubi, ne po llogarisim shumë tek Asllani”, tha trajneri italian për mesfushorin shqiptar
Kujtojmë që skuadra e Interit ka grumbulluar 16 pikë në Champions League dhe gjendet në pozitën e 4-të.