Një tjetër emër i njohur i thotë “jo” Big Brother-it

0
39

Në rrjet po qarkullon një listë “të supozuar” të banorëve të Big Brother VIP Albania 5, ku ndër emrat e përmendur ishte edhe ai i Ponit. Por këngëtarja ka reaguar menjëherë, duke hedhur poshtë çdo aludim me një deklaratë të drejtpërdrejtë në Instagram.

“Ky lajm nuk është i vërtetë!”, shkruan ajo, duke sqaruar se as nuk ka pranuar pjesëmarrje, e madje shprehet me humor se vetëm “po të ketë pranuar dikush tjetër në emrin tim”.

Poni shpjegon edhe arsyen pse një format si Big Brother nuk është për të: “Jam shumë e ndjeshme. Mendoj se është format për tipa më indiferent ndaj debateve, fyerjeve dhe sulmeve.”

Me këtë reagim të sinqertë, artistja i ka prerë rrugën çdo zëri që e përfshinte në listën e VIP-ave të sezonit të ri, duke bërë të qartë se këtë vit dera e shtëpisë më të famshme nuk do të hapet për të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here