Një shqiptar vdes përgjatë pelegrinazhit në Medinë

0
283

Haxhiu shqiptar Sulejman Koloriu ka vdekur përgjatë pelegrinazhit në Medinë, ku kishte shkuar bashkë me një grup haxhilerësh të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, një traditë e përvitshme.

Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu.

Kreu i Komunitetit Mysliman u shpreh ngushëllime familjes Koloriu dhe të afërmve të haxhiut nga Tirana.

Postimi i plotë, pa ndërhyrje:

Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi! U informova nga drejtuesi i haxhit, z. Lauren Luli, se haxhiu Sulejman Koloriu ka ndërruar jetë në qytetin e bekuar të Medines.

Pasi ka kryer ritin e Haxhit dhe ka shkuar në qytetin e Profetit (a.s.), Medine, për vizitë, pjesë e agjendës, haxhiu i nderuar ka ndërruar jetë.

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Koloriu dhe të afërmve të haxhiut.

I lutem Zotit që t’i ketë pranuar haxhin Sulejmanit dhe ta bëjë atë prej banorëve të Xhennetit Firdeus.

Vdekja është e hidhur gjithmonë, por është ligj!

Kur njeriu ndërron jetë fill pas kryerjes së haxhit dhe varroset në një qytet me Profetin (a.s.) është një shenjë shpresëdhënëse dhe lehtëson disi hidhërimin e familjarëve.

Qoftë i Xhennetit haxhiu i nderuar Sulejman Koloriu!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here