Një punëtor ndërron jetë në vendin e tij të punës në fshatin Studençan të Suharekës

0
372
Foto: Ilustrim

Një punëtor ka vdekur në vendin e tij të punës në fshatin Studençan të Suharekës këtë të mërkurë.

Viktima është N.M. 51-vjeçar nga Prizreni.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.

“Me datë 01.02.2023, rreth orës 13:35 policia, nga mjeku kujdestar, ka marr informatën se në emergjencën në Suharekë është sjell një person pa shenja jete”, ka thënë ai.

Tutje, Bytyqi ka bërë të ditur se të gjitha njësitë kompetente të policisë kanë dal në vendngjarje dhe rasti është duke u hetuar nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren.

“Dyshohet se personi ka ndërruar jetë në vendin e punës në një gurthyes në Studençan, Suharekë. Pasi që është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim”, ka përfunduar ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here