Një person nga Suhareka u alivanos në rrugë, vdes më pas në QKUK

0
154

Një person nga Suhareka ka vdekur dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në raportin e policisë thuhet se viktima ishte alivanosur derisa kishte qenë duke ecur në këmbë, dhe se disa kalimtarë e kishin dërguar fillimisht në QKMF-në e Malishevës.

Pastaj me ndihmë të shpejtë i ndjeri u dërgua në QKUK, i cili më pas edhe ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku.

Njësitë relevante policore janë marrë me rastin, është njoftuar prokurori, me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./Klankosova.tv

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here