Ngacmimi seksual është njëri nga fenomenet më shqetësuese në vendin tonë dhe njëri ndër sfidat më të mëdha për institucionet e Kosovës.
Një rast i ngacmimit seksual është raportuar në Stacionin Policor në Prizren nga një femër, raporton SO.
Viktima kishte raportuar se ishte ngacmuar seksualisht nga një person që kishte të meta psiqike rreth orës 08:30.
Si pasojë e ngacmimit viktima ka pranuar tretman mjekësor pasi që e njejta ishte e shqetësuar, ndërsa i dyshuari është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Psikiatrik dhe më pas i njejti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti në fjalë është konfirmuar edhe nga policia ku rasti është inciuar si “ngacmim seksual”.