Një person humb jetën pasi goditet nga rryma në Prizren

0
97

Një person ka humbur jetën mbrëmjen e së shtunës, teksa ishte duke punuar në një shtyllë elektrike në Prizren.

Ai është goditur nga rryma dhe si pasojë është rrëzuar në tokë.

Në raportin 24-orësh thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i urgjencës, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Sipas informacioneve të portalit Gazeta e Prizrenit ai nuk ishte punëtor i KEDS-it.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thotë Policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here