Një person është gjetur i vdekur në një lokal në qytetin e Prizrenit.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur më 7 dhjetor, por në Polici është raportuar më 8 dhjetor, pra të hënën (ditën e djeshme), shkruan Zeri.info.
Siç bëhet e ditur në raportin ditor, Policia e Kosovës tashmë është duke e hetuar këtë rast.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Hetim i vdekjes
Prizren 07.12.2025 – NN. Më 08.12.2025 është raportuar se viktima mashkull është gjetur në një lokal pa shenja jete. Ekipi i urgjencës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Zëri














































