Një person në Suharekë ka plagosur veten me armë.
Dyshohet se viktima ishte duke manovruar me armë, teksa ka plagosur aksidentalisht veten, shkruan 04 Online.
“Suharekë 16.08.2023-23:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit, pasi që i njëjti dyshohet se derisa ka qenë duke manovruar me pistoletë është vet-plagosur. Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dal njësitë përkatëse policore me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një predhë. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online