”Një mollë në ditë, mban kancerin e gjirit larg?”

0
168

“Keni kancer në gji.” Këto janë ndër fjalët më të frikshme që një femër mund të dëgjojë, dhe me të drejtë.

Përveç kancerit të lëkurës, ai i gjirit është kanceri më i zakonshëm te femrat. Çdo vit, diagnostikohen rreth 230 000 femra me kancer të gjirit dhe 40 000 vdesin prej tij.

Kanceri i gjirit nuk ndodh brenda natës. Ajo kokrra që mund të ndieni një mëngjes në dush, mund të ketë filluar të formohet dekada më parë. Aparaturat moderne nuk janë aq të mira sa ta zbulojnë kancerin që në fazat e para, kështu që ai mund të përhapet shumë kohë përpara se ju ta vini re.

Një femër quhet “e shëndetshme” deri në çastin kur tregon shenja ose simptoma të kancerit të gjirit.

Po nëse ajo ka pasur një tumor malinj për dy dekada, a mund të konsiderohet vërtet e shëndetshme?

kancer-konica.al

Njerëzit që mendojnë se po bëjnë gjënë e duhur duke përmirësuar dietën e tyre, me shpresën se po parandalojnë kancerin, në fakt, mund të jenë duke e kuruar me sukses atë.

“Një mollë në ditë, a e mban onkologun larg?”

Ky ishte titulli i një studimi të botuar në revistën “Annals of Oncology”, i cili kishte për qëllim të zbulonte nëse ngrënia e një molle ose më shumë në ditë, ulte rrezikun e prekjes nga kanceri i gjirit.

Rezultatet: krahasuar me njerëzit që hanë mesatarisht më pak se 1 mollë në ditë, ata që hanë çdo ditë, rrezikoheshin 24 për qind më pak të prekeshin nga kanceri i gjirit, po ashtu edhe nga kanceri i vezoreve, laringut dhe zorrës së trashë.

Kjo tregon se ngrënia e një molle në ditë ishte më shumë se thjesht një tregues i një diete të shëndetshme.

Mbrojtja që ofron molla nga kanceri, mendohet se vjen nga vetitë e saj antioksiduese.

Antioksiduesit e mollës janë të përqendruar te lëkura, e cila është vija e parë e mbrojtjes së frutës ndaj botës së jashtme.

Kur ekspozon pjesën e brendshme, ajo fillon të nxihet (oksidohet) brenda pak çastesh. Fuqia antioksiduese e lëkurës mund të jetë nga 2 (marka “Golden Delicious”) deri në 6 herë (marka “Idared”) më e madhe, sesa ajo e tulit të mollës.

Përveç mbrojtjes së ADN-së nga radikalet e lira fillestare, ekstraktet e mollës kanë treguar se frenojnë rritjen e receptorëve pozitivë dhe negativë të estrogjenit të qelizave kancerogjene të gjirit, në një pjastër Petri.

kanceri i gjirit

Kur studiuesit e Universitetit Kornell hodhën veçmas ekstrakte të lëkurës dhe tulit të së njëjtës mollë në qelizat kancerogjene, lëkura e ndaloi rritjen e kancerit 10 herë me më shumë efektivitet.

Studiuesit gjetën diçka në lëkurën e mollës organike, që me sa duket riaktivizon një gjen frenues të tumorit që quhet maspin (një akronim për frenuesin e serinë-proteazës mamare).

Maspini është një nga mjetet që trupi ynë përdor për të mbajtur sa më larg kancerin e gjirit. Qelizat e kancerit të gjirit e gjejnë një mënyrë për ta çaktivizuar këtë gjen, por lëkura e mollës duket se e aktivizon sërish.

Studiuesit dolën në përfundimin se lëkura e mollës nuk duhet hequr nga dieta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here