Një mbret e martoi të birin tre here, por në të treja rastet martesat përfundonin me…

0
430

Thuhet se një mbret e martoi të birin tre herë, por në të tre rastet martesat përfundonin me divorc, ndërkohë që i ati nuk kuptonte asgjë mbi shkakun përse i biri i divorconte gratë. I zemëruar me të birin që ishte kandidat për fronin mbretëror, ai e dëboi nga pallati.

Princi doli nga qyteti dhe filloi të kërkojë një punë. Larg qytetit takoi një familje që merrej me bagëti. Burri i shtëpisë e përshëndeti dhe e ftoi brenda. Nga biseda dhe fjalët iu duk djalë i mbarë dhe ndërkohë që kalonin nga një bisedë në tjetrën, babai mendonti ti propozojë vajzës së tij të vetme të martohej me këtë djalë kaq të zgjuar e të jetonte me ta.

Nuk iu prit dhe vajti tek e bija dhe i foli për këtë djalë dhe se i pëlqente ta bëjë dhëndër. E bija iu përgjigj: ”Nuk martohem derisa të udhëtosh me të dhe ta njohësh nga afër.” dhe kjo përgjigje iu duk mjaft bindëse, kështu, vajti tek i riu dhe i tha:”Nesër nuk do të shkosh të kullotësh delet, por do të vish me mua në një udhëtim disa ditor.”

Ashtu u bë. Udhëtuan për disa ditë dhe gjatë rrugës ndeshën në një tufë të imtash. Me ti parë, i riu tha: ”Sa shumë dhe sa pak.” Burrit iu dukën fjalë pa kuptim, por nuk foli dhe vazhduan rrugën. Më tej, ndeshën në një tufë tjetër tjetër të imtash dhe i riu tha:”Sa pak dhe sa shumë.”

Burri tha me vete:”Qenka budalla fare. Mesa duket ime bijë ka nuhatur diçka, prandaj nuk pranoi të martohej menjëherë dhe më kërkoi të udhëtoj që ta njoh më mirë.” Më tej kaluan pranë një va rre ze dhe këtu i riu tha:”Mban të gjallë e të vde kur.” dhe më andej u ndalën pranë një bahçeje të gjelbëruar për të cilën, i riu bëri këtë koment:”Nuk e di nëse është e thatë apo e njomë.”

Burri mbeti pa fjalë nga këto që i dëgjuan veshët, por nuk bëri as dhe një koment të vetëm. Vazhduan rrugën derisa mbërritën tek një fshat ku kërkun ujë për të pirë, ndërkohë që fshatarët i qerasën me qumësht. I riu e mori enën dhe piu vetë i pari, mandej ia dha zotërisë së tij. Në një fshat tjetër kërkuan ujë dhe u dhanë ujë. Këtu, i riu ia dha të pijë i pari zotërisë së tij, pastaj shoi etjen vetë.

Me vete zotëria tha: ”Nuk më respektoi me qumështin, më respektoka me ujin! Ky s’ka për ta parë me sy time bijë, jo të martohet me të. Ja sa i vlefshëm ishte ky udhëtim, të paktën e njoha. Pas këtij udhëtimi të dy u kthyen në shtëpi dhe i ati ia tregoi fije për pet ë bijës gjithçka që kishte parë e dëgjuar. E bija, pasi i dëgjoi të gjitha i tha:”Bah çfarë djali. Tani pranoj të martohem me të.” I ati zgurdulloi sytë dhe e pyeti:”Çfarë?!”

E bija iu përgjigj:”Kur të tha për tufën e parë të imtave:”Sa shumë dhe sa pak.” e tha sepse ajo tufë kishte më shumë desh sesa dele. Kur të tha për tufën e dytë:”Sa pak dhe sa shumë.” e tha sepse kishte më shumë dele sesa desh.

Kur kaluat tek va rre zat dhe tha: ”Mban të gjallë e të vde kur” dmth që të vde ku rit që kanë lënë pas fëmijë janë akoma gjallë, kurse ata që nuk kanë lënë pas fëmijë janë të vde kur. Kur kaluat pranë bahçes së gjelbëruar dhe tha:.”Nuk e di nëse është e thatë apo e njomë.” e kishte fjalën që nëse pronari e ka ngritur me borxh është e thatë, e nëse e ka ngritur pa borxhe është e njomë dhe e gjelbër.

Kur piu qumësht para teje, e bëri sepse kur qumështi hidhet në enë, uji që përmban pluskon sipër, ai piu ujin dhe të dha qumështin. Sakaq, kur kërkuat ujë dhe u dhanë ujë, ta dha ty të pish i pari, sepse ka qenë ujë pusi dhe uji i pusit del paksa i turbullt, por kur derdhet në enë, pjesa e turbullt bie në fund. Kështu, u martuan.

Natën e parë të martesës, i riu vuri dorën e tij mbi kryet e nuses dhe pyeti: ”E kujt është kjo kokë?” Vajza u përgjigj:”Ishte e imja, tash është e jotja imzot.” Ai tha:”Bëj gati plaçkat se unë nuk jam bari delesh, por jam mbret e bir mbreti. Isha në kërkim të një njeriu si ti.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here