Një kalë, një lopë dhe një gomar e lanë që pas një viti të takohen tek i njejti vend që janë sot. Koha kaloi dhe pas një viti kthehet i pari kali

0
432

Një kalë, një lopë dhe një gomar e lanë që pas një viti të takohen tek i njejti vend që janë sot. Koha kaloi dhe pas një viti kthehet i pari kali. Pas tij vjen edhe lopa e shkretë e cila ishte e dobësuar sa më ska, dhëmbët i kishin rënë dhe

ishte shtrembëruar e gjitha. “Moj motër”, i thotë kali, “Dukesh shumë e vujatur, çfarë të ka ngjarë?” Lopa i përgjigjet: Eh mor kalë vëllai, njerëzit nuk paskan pikën e gjynahit dhe pikën e respektit. Më shitën dorë më dorë çdo tre muaj,

qumështin ma milnin dhe ushqim nuk më jepnin mjaftueshëm. Pastaj më çiftuan me një tjetër dhe më vunë kularin në qafë për të punuar arat e tyre. Më kanë trajtuar si mos më keq. Shqyr që ika prej andej! Kali vazhdoi: Edhe unë u

arra. tisa, kapërceva gardhin dhe ika tutje të shpëtoja kokën. Më vinin një hekur në dhëmbë, më hipnin të gjithë me radhë dhe më detyronin që të vrapoja. Dhe sa më shumë turresha, aq më shumë më torturonin, e ushqim nuk

më jepnin. Duke qarë hallet me njëri tjetrin, vjen gomari gjithë tangërllik. Qimja i shkëlqente, i shndriste fytyra, ishte shëndoshur e ish zbukuruar. “Gomar o vëlla, po ti çne kaq i lumtur e i zbukuruar?”, e pyetën dy miqtë e tjerë. Gomari i

krekosur e i trashur nga qafa, u përgjigj: Kur u ndamë, unë hipa në kodër dhe nisa të pëllas me gjithë fuqinë përgjatë gjithë ditës. Sa më shumë pëllisja, aq më shumë njerëz mblidheshin rreth meje. Ata filluan të më sjellin gjëra të

mira për të ngrënë. Unë vazhdoja fort, pëllisja, u mblodh gjysma e qytetit. Pastaj njerëzit vendosën të më zgjedhin kryetar. U bëra kryetar i madh dhe pëllisja gjithë qef, të gjithë më duartrokisnin. Kali i habitur tha: Po mirë, a nuk

e kuptuan ata që ti je gomar? “Gjysma e morën vesh”, tha gomari, “por skishin më këllqe me ia thënë gjysmës tjetër!” Ky tregim është përkthim i një përralle të Ezopit dhe unë shpresoj që ju ka pëlqyer. Po ju tregoj një eksperiencë disi

të çuditshme por shumë e drejtë e cila i ka ndodhur një mikut tim: Për arsye pune mu desh të shkoj në Hamburg. Kur mbërritëm, unë dhe kolegët e mi u futëm në një restorant, vumë re që shumë tavolina ishin bosh. Ishte një tavolinë

ku një çift i ri po hanin drekë. Kishin vetëm dy pjata secili dhe dy kanaçe me lëng. Asgjë nga të tjerat si e mbushim ne tavolinën, dy sallata, dy patate, salc kosi etj. Mendova me vete, kjo vajzë ka për ta lënë së shpejti këtë djalë dorështrënguar.

Në një tavolinë më tutje ishin disa zonja të moshuara. Kur vinte ushqimi, kamarieri e shpërndante atë në pjatat e tyre dhe ata e mbaronin deri në thërrimen e fundit. Ngaqë ishim të uritur, kolegët vendas (po shqiptarë por punonin në

filialin gjerman të kompanisë) porositën më shumë ushqim për ne. Kur mbaruam së ngrëni, kishim lënë pothuaj një të tretën e ushqimit në tavolinë. Sapo po dilnim nga restoranti, zonjat e moshuara na folën diçka, e kuptuam që

po na qortonin për ushqimin që kishim çuar dëm. Si të zgjuar që jemi, një prej kolegëve të e mi ia ktheu: Ne kemi paguar ushqimin dhe nuk ka çfarë ju duhet ju se sa ushqim lejmë në tavolinë. Zonjave nuk u erdhi aspak mirë dhe na

tha me një zë të rëndë: Porosit aq sa mund të konsumosh, paratë janë tuajat por burimet i përkasin shoqërisë. Ka shumë persona në botë që vuajnë nga mungesa e burimeve. Ju nuk keni arsye pse ti shpërdoroni burimet. Mentaliteti

i njerëzve të këtij vendi të pasur na vuri në siklet dhe dha një mësim të vyer. Nuk më mbetet gjë tjetër për të shtuar miq vetëm se të ju them nga faleminderit nga zemra që më ndiqni miq dhe mos harroni këshillën tonë të famshme, mendjen në vend.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here