Një çerek shekulli nga fillimi i fundit të okupimit serb në Kosovë!
Më 28 shkurt 1998 forcat serbe kishin sulmuar njesitet e UCK-së në Drenicë (Likoshan e Çirez), po atë ditë kishin rrethuar edhe lagjën Tusuz në Prizren, me ç’rast forcat policore e paramilitare serbe arrestuan disa nga krerët e UCK-së, në Prizren, në mesin e të cilëve edhe Heroin e Kombit Xhevat Berisha.
Në mengjesin e kësaj dite unë gjendesha në Gjermani njoftohem përmes telefonit nga një anëtarë i Shtabit të Përgjithshëm për zhvillimet në lagjen Tusuz, ku përmes lidhjeve të veçanta u lidhe drejteperdrejt me veprimtarët e kësaj lagje dhe u njoftua më hollësisht për zhvillimet që ndodhnin në mëngjesin e 28 shkurtit të 1998-ës.
Arrestimi i Xhevat Berishës Hajrim Qengaj , Mursel Osmanaj, Begush Bajrami , Mehmet Memqaj e Isa Berisha, ishte goditje e madhe për organizimin e UCK-së, në këtë pjesë te Kosoves , në mungesë të dokumenteve personale për të udhëtuar në Shqipëri, e dërgoi vëllan e tij Shaniun, në drejtim të Shqipërisë, për tu takuar me shokët nga Prizreni. Gjate ketij udhetimi Shaniu sjelli ne Kosove rreth 30 mijë emblema të UCK-së, të cilat me shum nderë dhe krenari do t’i bartin djemt dhe vajzat që kishin rrokur armët për lirin e Kosovës.
Shaniu, pas kthimit në Gjermani më njoftoi në detaje për të gjitha rrjedhat fillimit të luftës në Kosovë.
Kështu që në fillim të muajit maj nga Amsterdami, udhëtoi për në Tiranë, ku për dy ditë rresht takoi anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së dhe eprorë të lartë ushtarak, mori disa udhëzime dhe bashkë me Heroin e Kombit Agim Shala, Xhemshit Rizan Krasniqi , Elbasan Shoshaj e Xhelil Krasniqi kalojm Bjeshkët e Pikllimës për në Kosovë dhe u vendosëm në malet e Jeshkovës.
Fillimisht takoi shokët e vjetër dhe familjarët e tij, u njoftua rreth gjendjes dhe pozicioneve të forcave serbe në Komunën e Prizrenit, në kuadër të këtyre takimeve në fshatin Lez takoi Heroin e Kombit Selajdin Berishën, i cili pas arrestimeve që kishin ndodhur më parë në lagjen Tusuz, kishte dalur në malet e Lezit, me gjithë armatimin të cilin e kishte patur ne dispozicion dhe ishte mbështetur fuqishëm edhe nga rinia e këtijë fshati.
Në mesin e muaijt maj njësitet tashmë të konsuliduara të UCK-së, në Komunën e Prizrenit filluan të dërgojnë për armatim grupe të mëdha te ushtarëve të UCK-së përmes Bjeshkës Pikllima.
UÇK-së në Prizren, filluan t’i bashkangjiten vullnetarisht shumë djem dhe vajza, ku lindi nevoja urgjente që në koordinimin me anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm, kanali për furnizim i UCK-se nga Shqipëria, të bëhet më i organizuar, për këtë detyrë thelbësore në Bjeshkët e Probregit u autorizua vëllau Shaniu.
Dalja e Xhevatit me shokë nga burgu më 28 maj dhe ardhja e shumë shokëve të tjerë nga përendimi , para njësive të UCK-së shtroji detyra të reja, për një organizim të mirëfillt ushtarak, më 10 qershorë 98 në takimin që u mbajt në shtëpinë time në fshatin Billushë (Kushtrim) u ndanë përgjegjësitë organizative të Shtabit lokal të UCK-së, për të vazhduar edhe me disa mbledhje të rëndësishme në fshatin Lez, Malësi e Vrrinit (Lybeqev), Arbëri (Leskovec) , për të vendosur në këto takime, që njësitet e UCK-së – Petritat të udheheqen nga veprimtari i madh i çështjes kombëtare Remzi Ademaj – tani Hero i Kombit.
Në pjesën e dytë të qershorit njësitet e UCK-së , duke udhëtuar për armatim drejtë Bjeshkëve të Pikllimës, ranë në pritë të forcave serbe, me ç’rast u krijuan rrethanat e reja të cilat e detyruan Shtabin e UCK-së në Prizren, që 8 fshatrat t’i shpall zonë e lirë e UÇK-së , për të cilën unë së bashku me Heroin Ismail Kryeziun dhe Elbasan Shoshaj udhëtojne për në Drenicë , për t’i njoftuar anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së, për zhvillimet luftarake në Komunën e Prizrenit, më ç’rast në Prizren vjen njëri nga anëtarët e Shtabit Operativ të UCK-së (Bislim Zyrapi), i cili inspekton pozicionet e UÇK-së dhe në Jeshkovë vendoset Shtabi Lokal i UCK-së për Prizrenin, paraardhëse e Brigadës 125 të UÇK-së.
Levizja ime dhe anëtarëve të tjerë të Shtabit përcilleshin në vazhdimësi nga focat serbe dhe bashkëpuntorët e tyre, më 7 korrik 1998 gjatë një aksioni që ishte ndërmarr jashtë zonës së lirë, bie në pritë të forcave serbe dhe pas afro 4 orë luftimesh forcat serbe me humbje të mëdha dhe të turpëruar u detyruan të zbrapsen.
Luftimet e 7 korrikut mobilizuan edhe më shumë djem e vajza të Komunës së Prizrenit në radhët e UÇK-së, të cilët më 16 korrik do t’i përballojnë me sukses luftimeve që u zhvilluan në Tusuz, Hoqë e Qytetit dhe te Laku i Billushës, në këtë betejë unë më një pjesë të Policise Ushtarake dhe disa ushtarë të Kompanisë së fshatit Kushtrim (Billushe) në vendin e quajtur Kullat e Hoqës arritën t’i dalin nga prapa forcave të armikut dhe me një sulm të furishëm i detyruan këto forca, që në panik dhe me humbje të shumta të ikin drejtë Prizrenit.
UÇK-së, u bë sinonim i qëndresës luftarake, për këtë forcat serbe organizuan njësitet elite të tyre që më çdo kusht ta likuidonin , duke ngritur kurthe e prita të ndryshme të cilët falë shkathtësisë së tij u treguan të pa suksesshme.
Në kuadër të këtyre orvatjeve , forcat serbe disa herë sulmuan nga largësia me armatim të rëndë dhe snajper vendndodhjet e supozuara timen, në një rast vran edhe femiun Idriz Ramadan Krasniqin, në qendër të fshatit Kushtrim.
Forcat serbe shumë herë sulmuan pozicionet e UÇK-së, me qëllim të eleminimit të luftëtarëve të liirisë dhe dobësimit të pozicioneve luftarake të UÇK-së, por këto sulme rezultuan të pa suksesshme.
Më 15 gusht 1998, rrugës duke kthyer nga Shtabi i Përgjithshëm, Komandanti Remzi Ademaj i cili shoqërohej nga Heroi i Kombit Xhevat Berisha, në udhëkryqin e Nashecit bie në pritë të forcave serbe, me ç’rast bije heroikisht Komandanti Remzi Ademaj, ndërsa Komandanti Xhevat Berisha së bashku me dy luftëtar Shukri Quni e Sami Sahitaj të cilët u plgasën në këtë prit, arritën të shpërthejn rrethimin.
Më 16 gusht 1998 në Malësi të Vrrinit me nderime të larta ushtarake u varros Heroi i Kombit Remzi Ademaj-Petriti , ndërsa ushtarët e UÇK-së u betuan para varrit të tij, se luftën për liri të Kosovës, do ta vazhdojnë deri në fund.
Shtabi i Brigatës 125 që tashmë udhëhiqej nga luftëtari Ekrem Rexha – Drini, mori vendime të rëndësishmë për shtrirjen e UÇK-së edhe në rajonin e Opojës, mirëpo forcat serbe me makineri të rëndë luftarake më 31 gusht 1998 rrethojnë 8 fshatrat e Komunës së Prizrenit në rajonin e Vrrinit, pikërisht në mëngjesin e hershëm të 1 shtatorit filloi beteja për liri a vdekje, beteja më e madhe që ishte zhvilluar ndonjëherë në Komunën e Prizrenit.
Luftimet zgjatën 4 ditë rresht, në të gjitha vijat e frontit, pas një qëndrese titanike përball makinerisë së rëndë ushtarake dhe mijera forcave ushtarake , policore e paramilitare serbe bien në fushëbetejë 27 Deshmorë në mesin e të cilëve Komandanti i ZKZ Xhevat Berisha , komandanti i Policisë Ushtarake Selajdin Berisha, komandanti i Njesisë Speciale Agim Shala dhe shumë luftëtarë të dëshmuar.
Forcat serbe në këtë betejë shkatërruan tërësisht më artileri të rëndë dhe më këmbësori, katër fshatra të kësaj zone dhe pjesërisht 4 fshatra tjerë, vranë 27 civilë në mësin e të cileve pleq, gra dhe femijë.
Gjatë k’saj beteje, në vijat e frontit mbi Billushë ndaluam disa herë përpjekjet e forcave serbe për të depërtuar në zonën që kontrollohej nga UÇK-së dhe qëndrusm të pathyeshëm deri në fund të betejës.
Pasi u njoftua për rënien e shumë shokëve në vijat e frontit, pas përfundimit të betejës u tërhoq në drejtim të fshatit Kobajë, fillimisht u takuam me disa anëtarë të Shtabit të Brigades 125, bën analizën e betejes dhe morën vendimin për vazhdimin e luftës për liri.
Për një kohë qëndruam në Shqipëri, ku një pjesë e bashkëluftëtarëve të ton bënë përgatitje intensive me ushtarakët më të mirë, që i vuri në dispozicion të UCK-së, legjenda e gjallë e luftës në Kosovë Gjeneral Kudusi Lama, ky njësit u përgatit për një luftë guerile, që do të zbatohej në praktikë, në vazhdimi e luftës, në mesin e të cilëve ishte edhe dëshmori i Kombit Hysen Rexhepi.
Gjatë kësaj përiudhe studioba në hollësi metodat e luftës guerile vietnameze dhe tre shtyllat bazë të luftës së Çegevarës, të cilat do t’i vë në jetë në vazhdimin e luftës duke i pershtatur të njejtat me kushtet dhe rrethanat e Luftës në Kosovë.
Renia e heroit të Kombit Mujë Krasniqi dhe shumë Dëshmorëve të Kombit në Pashtrik me 14 dhjetor të 98-ës, dhe ngjarja dramatike që ndodhi në janar të 99-ës në Rugovë të Hasit , shtroi nevojën para bashkëluftetarëve të tonë, që të gjejmë shtigje të reja për të thyer kufirin shqiptaro – shqiptar, për këtë unë për një kohë të gjatë hulumtoi kanalin e mëhershëm në Bjeshkët e Koretnikut-Pikllima.
Për shkak të kushteve të rënda atmosferike dhe borës së madhe, qëndrova një kohë të gjatë në vëzhgim të kufirit shqiptaro – shqiptarë dhe pas disa orvatjeve , ne fillim të marsit 99, mbi një fushë të minuar, me një mot tejet të vështirë, me borë të madhe afër 2 metër, e cila kishte mbuluar minat e vendosura nga forcat serbe, duke rrezikuar jetën, thyem kufirin shqiptaro-shqiptar në Pikllima dhe hyri ne Kosove.
Përkundër sygjerimeve nga disa miq të mi, se nuk eshte koha e pershtatshme për një veprim të till, për shkak të zhvillimeve politike që zhvilloheshin në Rambuje, përgjigja e ime ishte: Pavarsisht se çdo të ndodhë në Konferencën e Rambujesë, unë gjallë a vdekur në Kosovë do të hyj.
Më 11 mars 1999 në kohën kur unë ishta duke u kthyer në rajonin e Prizrenit, forcat serbe kishin marrë një ofenzivë të ashpër kundër njësisë së Brigades 125 të UCK-së , në Jeshkovë, me ç’ rast në fushëbetej heroikisht kishte rën njëri nga bashkëluftëtarët e ditëve të para, Hysen Rexhepi dhe 10 luftëtarë tjerë të UCK-së.
Humbjen e shokëvë në Betejën e 11 marsit e shëndrruam në forcë, duke vazhduar me njësitin ton tashmë të përgatitur mirë, t’i riorganizojm njësitet e UCK-së, në rajonion e Vërrinit. 24 marsi i 99-ës (fillimi i bombardimeve të Nato-së) më gjen në lagjën Tusuz të Prizrenit, në ato momente tepër dramatike për qytetarët dhe për vetë Kosovën, dola nëpër lagje dhe bisedova me qytetarë për t’i mbështetur dhe sqaruar ata, se ky është fillimi i fundit të regjimit fashist të Serbisë në Kosovë.
Deportimi masiv i qytetarëve shqiptar për Shqipëri , masakrat që ndodhnin anë e kënd Kosovës, veçanërisht në Anadrini, intensifikoj edhe më përpjekjet e mija dhe bashkluftëtarëve për t’i dhënë armikut shekullor grushtin përfundimtarë.
Në një nga faqet e ditarit tim të luftës, do të shkruaj, 28 marsi i vitit 1999, ishte nga ditët më të rënda për ne luftëtarët e lirisë, atë ditë Bajrami, në orët e hershme të mëngjezit, mijëra qytetarë të Komunës së Prizrenit, me urdhër të forcave policore – ushtarake serbe, dhunshëm dhe nën kërcimin e vazhdushëm u deportuan në Shqipëri , unë me shokë, do të gjej nëpër shumë shtëpi të fshatrave te Vërrinit sofra të cilat ishin shtruar dhe përgatitur për sillën e Bajramit, por mjerisht të zbrasta, pa njerzë, këto skena ishin shumë tronditëse për luftëtarët e UÇK-së, por në anën tjetër edhe më shumë rritën besimin se dita e lirisë, fal luftës heroike dhe të guximshme të UÇK-së, po afron gjithënjë e me shumë.
Me bashkluftetarët tanime operonim në kushte të reja luftarake, nga ajri bombardonte NATO dhe në tokë aplikohej lufta guerile për të cilën ishin përgatitur ai dhe bashkluftetaret e tij.
Gjatë muajit mars, prill, maj dhe në fillim të qershorit të vitit 1999, njësitet e UÇK-së, në rajonin e Vrrinit, tashme te ndara në dy grupe, njëra nën udhëheqjen time dhe tjetra te Samedin Xhezahiri- Hoxha, morën shumë aksione guerile ndaj forcave policore – ushtarake serbe , duke i shkaktuar atyre humbje të madha në njerëz dhe makineri.
Gjatë kësaj kohe edhe pse u lendova, me bashkëluftëtarë asnjëherë nuk i ndalëm sulmet ndaj forcave serbe të cilët në pamundësi për t’u përballur me sulmet e rrufeshme të UÇK-së, u hakmorën ndaj popullatës civile fillimisht në Hoqë të Qytetit e më pastaj me 26 maj 1999 masakruan 27 banorë e lagjës Tusuz.
Njësitet e UÇK-së me luftën e tyrë të sukseshme dhe bombardimet e aviacionit të NATO-së filluan t’i dërmojnë forcat serbe, në të gjitha pozicionet, fundi i luftës po afrohej, njësitet e UÇK-së të Brigades 125 që vepronin në Regjionin e Prizrenit nisen t’i bashkërendojnë aktivitetet luftarake, për çlirimin përfundimtarë të Prizrenit, nga malet e Kabashit në fillim të qershorit të vitit 1999 në zonën e Vërrinit kalon edhe komandanti i brigadës 125, për t’i bashkërenduar operacionet me dy grupet guerile që vepronin në këtë rajon.
Më 10 qershor 1999, kur kasapi i Ballkanit, Milloshevici, pranoi kapitullimin dhe largimin definitiv te forcave policore e ushtarake serbe nga Kosova, në malet e Vrrinit valoi flamuri shqipëtar, një pjesë e ushtarëve të UCK-së tashmë ishin futur në disa lagje të Prizrenit, unë me disa bashkluftetarë deminonim shtepitë nëper fshatrat e Vërrinet të cilat ishin minuar, në ikje nga forcat serbe.
Më 12 qershor para orës 24,00, Prizreni nisi të frymon lirshëm, forcat e UÇK-së dhe të NATO-së , tashmë kontrollonin lagje të shumta në qytetin e Prizrenit ku qytetarët kishin filluan të festonin çlirimin.
Unë jam një pjesë e vogël në historinë e madhe të Kosovës: