Një i vdekur dhe 5 të tjerë të lënduar, Policia jep detaje për zjarrin në dhomën e Klinikës së Psikiatrisë

0
204

Një pacient ka mbetur i vdekur në Klinikën e Psikiatrisë, pasi i njëjti mbrëmë i kishte vënë flakën dhomës së izoluar ku po qëndronte.

Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar tani edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se shkaqet ende nuk ndihen.

“Sot rreth orës 00:15, është raportuar se në klinikën e Psikiatrisë në Prishtinë, një dhomë është përfshirë nga zjarri. Policia dhe prokurori i shtetit menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit në këtë rast, një person ka vdekur si dhe pesë të tjerë kanë pranuar tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti për Reporteri.net.

Ndërsa në njoftimin e QKUK-së thuhet se gjithashtu gjatë kësaj kohe, një paciente tjetër ka pësuar shenja të helmimit nga tymi, e poashtu e tërë ekipi kujdestare, dy mjekë dhe dy infermiere të cilët gjatë ofrimit të ndihmës për pacientin në fjalë dhe evakuimit të pacientëve të tjerë, kanë manifestuar shenja të helmimit nga tymi dhe kanë marrë ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here