Policia e Kosovës ka arrestuar një person për dëmtim të varrezave në Prizren.
Rasti ka ndodhur më 10 mars në orën 11:25.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka dëmtuar një varrezë”, thuhet në raport.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Rasti vazhdon të hetohet.