Një grua vdes pasi u dërgua në Spitalin e Prizrenit, Policia nis hetimet

0
516

Sot u raportua për një rast që ka ndodhur të hënën pasdite në Spitalin Rajonal në Prizren, ku vdiq një grua, e cila fillimisht ishte transferuar nga Emergjenca e Suharekës, në gjendje të rëndë shëndetësore. Vdekja e saj është cilësuar si e dyshimtë dhe tashmë kanë nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e rastit.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se ky rast ka tronditur familjen Bytyqi nga fshati Semetisht i Suharekës, kur e morën lajmin për vdekjen e më të dashurës së tyre, Hylkijes.

54-vjeçare dyshohet se ka pasur shenja të depresionit dhe ka qenë në gjendje të rënduar emocionale, kur ishte pranuar në Qendrën Emergjente të Suharekës.

Derisa Policia është njoftuar për vdekjen e saj, njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, për të marrë informacionet e para për rrethanat e rastit.

Lidhur me rastin, është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar se me t’u përfunduar ekzaminimet e nevojshme, trupi i pajetë të tërhiqet për t’u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Me vendim të tij, rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë” dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur në plotni të gjitha rrethanat në të cilat ka vdekur viktima./Gazeta Sinjali/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here