Një nënë polake e cila kishte shtatë fëmijë ka lindur me sukses edhe pesënjakë, thanë të martën zyrtarët e spitalit në Poloninë jugore.
Dy djemtë dhe tre vajza lindën me prerje cezariane të dielën, në javën e 28-të të shtatzënisë, në Spitalin Universitar në Krakov.
Me peshë midis 710-1,400 gram të gjithë u futën në inkubatorë dhe iu dha mbështetje për frymëmarrjen, por mjekët thanë se të gjithë po ecin mirë, duke pasur parasysh lindjen e tyre të parakohshme.
Nëna e pesënjakëve, Dominika Clarke, 37 vjeçe, tha në një konferencë shtypi në Krakov të martën se po ndihej “shumë më mirë nga sa kisha pritur”.
“Nëse keni një sistem, një qasje të qetë dhe një qëndrim pozitiv, atëherë është e mundur të keni një jetë vërtet të lezetshme me një grup kaq të madh fëmijësh,” tha Clarke.
Clarke dhe fëmijët e tjerë të burrit të saj britanik janë të moshës nga 10 muaj deri në 12 vjeç dhe përfshijnë dy palë binjake./21Media