Një grua nga Gjakova është ankuar në polici, për trajtim të pandërgjegjshëm të burrit të saj, në Spitalin e Prizrenit.
Ajo ka raportuar se bashkëshorti i saj, i cili është me probleme mendore, nuk ka marrë trajtimin e duhur gjatë shtrimit në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Rasti është duke u hetuar.
“Trajtim i papërgjegjshëm mjekësor. Rr. ‘Dëshmorët e lirisë’, Gjakovë 18.11.2024-07:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj – me probleme mendore, i cili prej disa ditësh ishte shtrirë në Spitalin Rajonal Prizren, nuk është trajtuar si duhet nga ekipi mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë. /Indeksonline/