Një gotë alkool në ditë e parandalon demencën

0
317

Hulumtues dhe ekspertë të ndryshëm britanikë theksojnë se pensionistët, të cilët gjatë ditës konsumojnë nga një gotë verë apo ndonjë pije tjetër alkoolike, e parandalojnë në këtë mënyrë shfaqjen e demencës pas moshës 75 vjeçe.

Shkencëtarët mendojnë se alkooli i mbron funksionet kognitive në moshë të shtyrë. Mundësitë që kjo kategori e njerëzve të preken nga sëmundja e Alzhaimerit janë madje për 30% më të pakta, sesa tek ata persona që janë në moshë të njëjtë, por që nuk konsumojnë kurrfarë pije alkoolike.

Në këtë studim të ekspertëve dhe hulumtuesve britanikë kanë marrë pjesë rreth 3 000 njerëz më të vjetër se 70 vjeç, përderisa kontrollin mjekësor e kanë kryer çdo 18 muaj.

Edhe pse nuk është shpjeguar ende se si është e mundur që alkooli në moshë të shtyrë i mbron funksionet e trurit, është vërtetuar qartë se ekziston një lidhje ndërmjet alkoolit dhe funksioneve kognitive.

/04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here