Gjëndrat tiroide janë organi më i madh endokrinë tek një person i rritur. Sekretojnë tiroksinë (T4) dhe trijodtironinë (T3), hormone të cilat janë shumë të rëndësishme për një zhvillim normal dhe funksionim të organizmit.
Ato hyjnë në të gjitha qelizat e organizmit tonë, rregullojnë metabolizmin në përgjithësi, shtojnë forcën e zemrës, mbështesin funksionin e qelizave të trurit, nxitin të qëndruarit zgjuar, kujtesën dhe përqendrimin si dhe rregullojnë gjumin…
Këto hormone luajnë rol të madh edhe në riprodhim dhe janë shumë të rëndësishëm në mbajtjen e një shtatzënie normale.
Sëmundjet e gjëndrave tiroide mund të ndahen në katër grupe
o Sëmundjet që shfaqen gjatë sekretimit të shpejtë, apo të ngadalësuar të hormoneve, përkatësisht hipotireoza dhe hipertireoza.
• Sëmundjet e shkaktuara me ngritjen e gjëndrave dhe presionin e tyre në organet përreth.
• Ndryshime në të shikuar. Janë shumë të shpeshta, kryesisht janë beninje dhe kërkojnë vëzhgim.
• Kanceri është sëmundja më e rrallë e gjëndrave tiroide.
Prej sëmundjeve që shkaktohen nga gjëndrat tiroide, më së shumti vuajnë femrat, sidomos ato midis moshës 20 dhe 50 vjeçe. Rrezikut më të madh i ekspozohen edhe personat me dispozicion gjenetik, prandaj atyre ju këshillohet kujdes më i madh, e nëse planifikojnë shtatzëninë, kontrolli i rregullt i hormoneve të gjëndrave tiroide, si para, po ashtu edhe gjatë saj. Në mesin e faktorëve të rrezikut mjekët theksojnë edhe moshën e shtyrë.
Konsumoni jod dhe selen
Për fat, secili prej nesh mundet të kontribuojë në ruajtjen apo mbrojtjen e funksionit të gjëndrave tiroide, së pari në bazë të mënyrë së të ushqyerit si dhe me shmangien e situatave stresuese. Ushqimi dhe mënyra e duhur në këtë rast thekson konsumin e duhur të jodit dhe selenit. Nevojat ditore të njeriut për jod janë shumë të vogla, por me rritjen e njeriut edhe ato rriten. Kështu që një personit të rritur i nevojiten 150-200 mikrogramë brenda ditës, ndërsa shtatzënave dhe gratë që i ushqejnë me gjirin e tyre fëmijët u nevojiten 200 dhe 250 mikrogramë në ditë. Burimi më domethënës është kripa e kuzhinës, më pas frutat e detit dhe perimet me lëvozhgë të fortë.
Për sa i përket selenit, burimi më i mirë është mishi, peshku, drithërat dhe prodhimet e qumështit, arrat braziliane, ndërsa nevojat ditore për një person janë nga 70 deri 100 mikrogramë selen.
Ju djersiten duart?
• Kjo është njëra nga simptomat e shpeshta të hipertireozës, e cila shfaqet kur gjëndrat tiroide sekretojnë më shumë hormone.
• Nervozizmi, të qarit dhe çrregullimi në gjumë shfaqen shumë shpesh.
• Cikli menstrual më nuk është i rregullt.
Kurrsesi të humbisni në peshë?
• Rritja në peshë mundet të tregojë në hipotireozë, pasojë e sekretimit të zvogëluar të hormoneve të gjëndrës tiroide.
• Këtë problem e theksojnë lodhja, depresioni, ënjtja rreth syve.