Është përfolur disa javë më parë se Efi Dhedhes po punon për një film të ri që do të vijë së shpejti.
Filmi titullohet “Dashuri me këste” dhe bëhet fjalë për një komedi romantike, ku Efi do të mbajë rolin kryesor.
Tashmë ky lajm është konfirmuar edhe nga vet Efi Dhedhes.
Projekti i ri vjen me regji të Gerti Palalit dhe është një prodhim i “Palali Films”. Pjesë e projektit do të jenë edhe emrat e mirënjohur të artit si Besnik Cinari e Zyliha Miloti.
Na mbetet veçse t’i urojmë suksese Efit dhe gjithë stafit realizues e aktorëve!
Shiko foton: