Dy viktima janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nga COVID-19.
IKSHPK-ja ka bërë të ditur se përveç dy viktimave, janë regjistruar edhe 11 raste të reja.
Viktimat janë një fëmijë nga Gjilani dhe një e moshuar mbi 80 vjeç nga Deçani.
Gjatë 24 orëve janë shëruar 7 pacientë dhe 14 janë të hospitalizuar.
Aktualisht në vendin tonë janë 93 raste aktive me koronavirus.