Është raportuar se tre zyrtarë policorë derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare janë sulmuar me gurë nga një e dyshuar femër kosovare.
E dyshuara thuhet se është me probleme mendore, ndërsa e njëjta kishte sulmuar edhe fqinjët e saj. Nuk raportohet për të lënduar.
E dyshuara është dërguar në repartin Psikiatrik për shkak të gjendje jo të mirë shëndetësore.