Një rast i dhunës në familje është raportuar në Policinë e Kosovës në Prizren.
Siç thuhet në raportin e policisë, një femër ka sulmuar një mashkull, shkruan 04 Online.
“Prizren 07.08.2023 – 15:40. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare dhe e njejta I ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. E dyshuara ne kerkim policor”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online