Mediat në Spanjë spekuluan këtë javë se Ancelotti është gati të largohet nga posti i tij në fund të sezonit, por që trajneri italian 65-vjeçar i mohoi këto akuza.
Trajneri i Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso, ka qenë prej kohësh favorit për të zëvendësuar Ancelottin. Megjithatë, CEO i Leverkusenit Fernando Carro tha këtë javë se ai pret që ish-mesfushori të mbetet në klub edhe përtej këtij sezoni.
Për këtë arsye Reali mund t’i besohet Iraolës, i cili drejton momentalisht skuadrën e Bournemouthit, një nga surprizat më të këndshme në Premier League.
Trajnerit 42-vjeçar i kanë mbetur vetëm 18 muaj nga kontrata e tij me Bournemouth, kurse ai drejtoi Rayo Vallecanon për tre vjet përpara se të fillonte aventurën e tij në Angli.