Rastet e dhunës në familje janë raste të cilat pothuajse çdo ditë në mas të konsiderushme raportohen në Policinë e Kosovës, e poashtu këto raste janë shqetësuese për shoqërinë dhe sfidë e madhe për institucionet e vendit.
Një rast i dhunës në familje është raportuar dje në Stacionin Policor në Prizren, raporton SO.
Policia e Kosovës në Prizren ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për dhunë në familje, pasi që i njëjti thuhet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës së mitur.
Poashtu, ndër tjerash bëhet e ditur se viktima dhe i dyshuari janë duke bashkëjetuar dhe kanë një fëmijë.
Si pasojë e sulmit fizik, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Prizren, 05.02.2023 – 22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare e mitur, viktima dhe i dyshuari janë duke bashkëjetuar dhe kanë një fëmijë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftimin e policisë.