Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur gjatë një konference për media se sot do të nisë numërimi i votave të kandidatëve dhe konfirmimi i votave për subjektet politike.
“Numërimi i votave për kandidatët dhe konfirmimi i atyre për subjektet politike do të fillojë nesër, në orën 12:00, pasi i gjithë materiali do të pranohet gjatë natës në qendrat e numërimit,” tha Radoniqi.
Në përditësimin më të fundit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se janë numëruar 99,26% e votave të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Për momentin, kanë mbetur vetëm 19 kuti pa u numëruar, sipas të dhënave të përditësuara nga KQZ-ja.
Lëvizja Vetëvendosje është partia që prin me 49,30% të votave, duke siguruar deri tani 429,979 vota.
Pas saj, renditet Partia Demokratike e Kosovës me 21,01%, ndërsa në vendin e tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës me 13,59%.
Ndërkaq, AAK renditet e katërta, e NISMA s’ia del t’a kalojë as pragun e zgjedhjeve.














































