Një 42 vjeçare nxirret e gjallë nga rrënojat pas 222 orëve

0
252

Një grua 42-vjeçare është shpëtuar nga rrënojat e një ndërtese në qytetin jugor të Turqisë, Kahramanmaras, ku mbeti e bllokuar për gati 222 orë.

Pamjet televizive i shfaqën punëtorët e shpëtimit teksa mbanin gruan, e identifikuar si Melike Imamoglu, të vendosur në një barelë në një ambulancë aty pranë.

Ky shpëtim befasues vjen ndërkohë që gjetjet e të mbijetuarve janë ngadalësuar në ditën e nëntë të operacioneve të shpëtimit. Kahramanmaras është afër epiqendrës së tërmeteve të javës së kaluar./Al Jazeera

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here