Nisma Socialdemokrate në Prizren ka bërë publike listën e kandidatëve për Asamblenë Komunale, në kuadër të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, shkruan 04 Online.
Kandidate për kryetare të komunës është Albulena Balaj-Halimaj, e vetmja grua në garën për drejtimin e Prizrenit, e cila ka deklaruar se do të ofrojë një qasje të re dhe të barabartë për të gjithë qytetarët.
Njoftimi i plotë i Albulena Balaj – Halimaj
Të nderuar qytetarë të Prizrenit,
Kjo është gara ime e parë lokale, por jo gara ime e parë në të cilën më keni mbështetur.
Dy mandate kam shërbyer si Deputete e Kuvendit të Kosovës dhe si Zëvendëskryeministre, duke garuar gjithmonë në lista të forta dhe duke arritur rezultate falë besimit tuaj.
Tani jam këtu, në qytetin tim, për t’u përballur nga afër me çdo problem të Prizrenit dhe për t’i dhënë zgjidhje që meritojnë qytetarët tanë.
E di që koha për përgatitje ka qenë e shkurtër, por falë vullnetit dhe guximit të grave e burrave që më janë bashkuar, kemi një listë të fortë, garuese, që do të bëjë diferencën më 12 tetor. Ekipi jonë është kaq i përkushtuar për ta bërë këtë.
Ju falënderoj nga zemra për çdo mbështetje deri më sot dhe do t’ju jem mirënjohëse për përkrahjen edhe në ditët që po vijnë.
Nga sot, do të shihemi çdo ditë bashkë!
Me respekt,
Albulena Balaj Halimaj, Nisma Socialdemokrate