Nga e hëna autoritetet kufitare të Bashkimit Evropian (BE) kanë nisur përgatitjet e nevojshme për të siguruar që nga 1 janari qytetarët e Kosovës të lëvizin pa viza në zonën Schengen.
Nga sot fillon zbatimi i Rregullores së BE-së 2023/850, e cila mundëson liberalizimin e vizave për Kosovën.
Drejtori i Institutit Epik, Demush Shasha, ka thënë se nga sot liberalizimi i vizave për Kosovën është ligj i aplikueshëm në të gjithë zonën Shengen.
“Ndonëse praktikisht qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin lirshëm drejt zonës Shengen nga 1 janari, nga sot autoritetet kufitare të BE-së fillojnë përgatitjet e nevojshme për të siguruar se nga 1 janari legjislacioni respektiv do të zbatohet në të gjitha pikë kalimet kufitare të zonës Schengen”, ka shkruar Shasha në Facebook.
Më 18 prill, Parlamenti Evropian miratoi vendimin final për liberalizimin e vizave.