Bedri Hamza nuk do ta ketë të lehtë të menaxhoi “bërrylat” brenda Partisë Demokratike të Kosovës. Pika më e fortë e PDK-së vazhdon të jetë ajo në Skënderaj e cila drejtohet nga Sami Lushtaku.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se i “forti” i PDK-së nuk ka lejuar asnjë direktivë nga qendra e partisë në Prishtinë.
Lushtaku ua ka bërë me dije krerëve të partisë se për degën në Skënderaj se ai ka kompetencë të plotë në vendimmarrje dhe se nuk lejon ndërhyrje nga jashtë.
Lushtaku ka kohë që ka mospajtime me figura e reja drejtuese të PDK-së në qendër të cilët njihen si “reformuesit” e partisë.
Madje sipas një burimi, nënkryetari i Skënderajit u ka çuar “selam” që mos të duken “në gjah për vota” në këtë komunë.
Ndryshe, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) shënon 25-vjetorin e themelimit./Indeksonline/