Ka nisur zbatimi i investimeve të reja në infrastrukturën turistike malore në Vlashnje, Kobaj dhe Muradem, raporton 04 Online.
Projekti, në bashkëpunim me Drejtorinë e Turizmit dhe kompaninë EuroVia ShPK si punëkryese, ka vlerën prej 540 mijë euro.
Kryetari i fshatrave, Petrit Hoxhaj, falënderoi drejtorin Ramadan Tarashaj për përkushtimin në shërbim të komunitetit.
“Sot, së bashku me Drejtorinë e Turizmit, z.Ramadan Tarashaj nisëm punimet për investimet e reja në fushën e turizmit malor në Prizren.
Ky investim ka për qëllim përmirësimin e infrastrukturës turistike malore, në shërbim të komunitetit lokal dhe të gjithë dashamirëve të natyrës.
Përmes këtij projekti, Komuna e Prizrenit dhe Drejtoria e Turizmit hapin një kapitull të ri të investimeve malore në rajonin e Vlashnjes, Kobajt dhe Murademés.
Vlera e investimit kap shumën rreth 540,000 euro dhe punë krysë është EuroVia ShPK
Ne emrin tim dhe në emrin e Fshatit Faleminderit Drejtorit Ramadan Tarashaj për gatishmërinë, përkushtimin dhe vullnetin për t’i shërbyer komunitetit tonë!
Me respekt dhe përkushtim,
Petrit Hoxhaj
Kryetar i fshatrave Vlashnje, Kobaj dhe Muradem
Komuna e Prizrenit”, ka shkruar në profilin e tij në ‘Facebook” Petrit Hoxhaj./04 Online
https://www.facebook.com/petrit.hoxhaj.465738/posts/762081739841902