Sot ka nisur puna për projektligjin që e rregullon konsumimin e pijeve energjike dhe të pagazuara me sheqer të shtuar.
Një një tryezë diskutimi që është organizuar nga Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, është kërkuar që me ligj të ndëshkohen ata që i ekspozojnë fëmijët para pijeve energjike, shkruan Reporteri.net.
Kryetarja e komisionit, deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, ka thënë duhet ndjekur praktikat më të mira në rajon dhe më gjerë për të hartuar rregullore dhe ligjet vendore.
Propozimi i VV-së nuk është përkrahur nga disa deputetë të opozitës.
Ganimete Musliu e PDK-së, ka thënë se është mirë që të shteren të gjitha mundësitë para së të vihet te ligji.
“Mendoj që duhet të zhvillojmë debate më të gjera. Të kemi këtu edhe prodhuesit e pijeve, edhe ata të na dëgjojnë e të flasin. Prapë po e përsëris jam ithtare e prodhimit të dokumenteve që gjejnë zbatim. Do ta përkrah çdo iniciativë, por është mirë që të shteren të gjitha mundësitë paraprake para se të vijmë te ligji”, ka deklaruar Musliu.