Nis përmirësimi i motit, shënohet rritje e temperaturave

0
116

Sot vendi ynë do të zgjohet me mot të kthjellët dhe me pak vranësira në orët e para të mëngjesit, shoqëruar me acar të fortë, veçanërisht në zonat më të ulëta dhe fushore. Gjatë ditës pritet shtim gradual i vranësirave, duke krijuar kushte për ndonjë reshje të izoluar bore apo shiu, veçanërisht në pjesën e dytë të ditës, shkruan 04 Online.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriut me intensitet të moderuar deri të fortë, duke arritur shpejtësi prej 15 deri në 37 km/h, çka mund të shtojë ndjesinë e të ftohtit në disa zona.

Temperaturat minimale do të sillen nga -5°C deri në -2°C, ndërsa ato maksimale pritet të shënojnë ngritje të lehtë, duke lëvizur nga 8°C deri në 12°C./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here