Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bashkë me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të shtunën kanë vendosur gurthemelin e objektit të ri të nënstacionit policor te vendi i njohur si “Ura e Bistricës” në Leposaviq.
Sveçla ka thënë se objekti i ri modern do të jetë në shfrytëzim të pjesëtarëve të Policisë “për ta mbrojtur sigurinë e përgjithshme të Republikës sonë”..
“Objekti i ri e modern do të jenë në shfrytëzim të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të cilët nga ky vend, po shërbejnë prej gati dy vitesh në luftimin e çdo kriminaliteti, mbrojtjen e kufirit tonë e për sigurinë e përgjithshme të Republikës sonë. Nga 1 zyre që kemi gjetur në dispozicion të ruajtjes së kufirit me Serbinë sot kemi 9 nënstacione me polic të përkushtuar e në shërbim të Republikës sonë. Do të vazhdojmë pa u ndalur në ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve tona për të përballur me sukses çdo sfidë që mund të na dalë përpara”, ka njoftuar Sveçla.