Borussia Dortmund ka arritur një marrëveshje parimore me Niko Kovaç për ta emëruar trajnerin e ri të skuadrës. Lajmin e konfirmoi drejtori menaxhues Lars Ricken pas fitores 3-1 ndaj Shakhtar Donetsk në UEFA Champions League, shkruan 04 Online.
Kovaç, i cili më parë ka drejtuar Eintracht Frankfurtin, Bayernin dhe Wolfsburgun, do ta marrë drejtimin e ekipit të dielën. Ndërkohë, Mike Tullberg do të drejtojë skuadrën në ndeshjen e së shtunës kundër Heidenheimit.
Dortmundi rikthehet në Bundesligë në vendin e 11-të, gjashtë pikë larg top katërshes. Paraardhësi i Kovaçit, Nuri Şahin, u shkarkua më 22 janar pas 27 ndeshjeve në krye të ekipit./04 Online