Ylli i Spanjës dhe kampion i Euro 2024, Nico Williams, ka firmosur një kontratë të re afatgjatë me Athletic Bilbao që do ta mbajë në “San Mamés” deri më 30 qershor 2035.
Nëpërmjet një njoftimi zyrtar dhe një videoje të veçantë në rrjetet sociale, Athletic Bilbao konfirmoi se ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës me një nga futbollistët më të talentuar të brezit të ri. Klauzola e lirimit të tij është rritur me mbi 50% krahasuar me marrëveshjen e mëparshme.
“Kur merr vendime, gjëja më e rëndësishme është të dëgjosh zemrën. Jam aty ku dua të jem, me njerëzit e mi. Kjo është shtëpia ime. Aupa Athletic!”, u shpreh vetë Williams në videon promovuese të klubit.
Nico Williams ishte pranë transferimit te Barcelona, por përfundimisht ka mbetur në Bilbao.